FSK gjen trupin në ujërat e Ibrit

Kronikë e zezë

FSK gjen trupin në ujërat e Ibrit

Më: 17 prill 2015 Në ora: 15:38

(I plotësuar)Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Kosoëvs Besim Hoti konfirmon për KosovaPress se në Zveçan është gjetur një trup i pajetë.

Sipas tij trupin e kanë gjetur njësia e zhytësve të FSK-së ndërkaq policia e ka lokalizuar vendin ku është gjetur viktima dhe janë ftuar edhe ekspertët e mjekësisë ligjore dhe prokurori. Ende nuk dihet identiteti i viktimës.

​Gjendet një trup i pajetë në lumin Ibër, dyshohet për një 60 vjeçar

Në ujërat e lumit Ibër afër Zveçanit është gjetur një trup i pajetë. Burime të KosovaPressit bëjnë me dije se sot në ujë është gjetur një trup I pajetë por që ende nuk dihet identiteti I tij.

Mësohet se viktima është rreth të gjashtëdhjetave dhe është raportuar si i humbur para një muaji.

Viktima është gjetur në vendin e quajtur te “Ura e Zveçanit” dhe tashmë është nxjerrë nga uji.

KosovaPress do t’iu informojë në orët në vazhdim në lidhje me këtë rast./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat