Arrestuan katër persona, rrahen tre policë dhe dy të tjerë

Kronikë e zezë

Arrestuan katër persona, rrahen tre policë dhe dy të tjerë

Më: 17 prill 2015 Në ora: 12:03

Policia e Kosovës ka arrestuar katër meshkuj dje në Prishtinë, pasi që të njëjtit kishin sulmuar tre persona zyrtarë policor dhe dy persona të tjerë.

“Raportohet se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit gjatë një aksidenti trafiku kanë sulmuar dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë dhe tre zyrtarë policorë derisa ishin në kryerjen e detyrës. Njëri nga të dyshuarit derisa ishte në veturë zyrtare ka thyer xhamin e veturës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat