Vrau në 2012-n, 51-vjeçari ekstradohet nga Athina

Kronikë e zezë

Vrau në 2012-n, 51-vjeçari ekstradohet nga Athina

Më: 31 mars 2015 Në ora: 17:52

Një 51-vjeçar , lindur në Fier, u ekstradua sot nga Athina drejt vendit tonë, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Shtetasi Shpëtim Bizhani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar , pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje në rrethana ,cilësuese ,në tentativë e bashkëpunim”.

Bëhet fjalë për vrasjen e ndodhur në datën 20.09.2012 rreth orës 19.30, kur shtetasi Shpëtim Bishani në bashkëpunim me shtetasin I.H., qëlluan me armë zjarri në drejtim të banesës dhe lokalit të shtetasit S.M në fshatin Verbas/Fier.

Hetimi provoi se shkaku i këtij krimi ka qenë konflikti i mëparshëm që kishte shtetasi Shpëtim Bishani me shtetasin S.M . Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Pas mbërritjes në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat