Grabitësit lidhin e dhunojnë çiftin e bashkëshortëve

Kronikë e zezë

Grabitësit lidhin e dhunojnë çiftin e bashkëshortëve

Më: 31 mars 2015 Në ora: 10:21

Tre persona të maskuar dhe armatosur kanë grabitur me dhunë pronarët e një banese në Tepelenë. Sipas policisë autorët e ngjarjes nën kërcënimin e armës kanë lidhur dhe dhunuar për disa minuta dy bashkëshortët.

Grabitësit goditën me qytën e çiftes pronarin e banesës, shtetasin N.C. Dyshohet se ata kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe më pas janë larguar, duke i lënë pronarët e shtëpisë të lidhur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Demokracia”, Tepelenë. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat