Abuzoi me 13 vjeçaren duke e mashtruar se do martohej me të, ekstradohet nga Greqia

Kronikë e zezë

Abuzoi me 13 vjeçaren duke e mashtruar se do martohej me të, ekstradohet nga Greqia

Më: 30 mars 2015 Në ora: 20:11

Një 30 vjeçar, i cili ishte dënuar me 10 vite burg pasi kishte abuzuar me një 13 vjeçare seksualisht, Besnik Banushi, 30 vjeç, lindur në Delvinë është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me Vendim nr. 23, datë 29.01.2013, e ka dënuar me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në muajin Gusht 2011, shtetasi Besnik Banushi është njohur me minorenen me inicialet DH.N . Duke përfituar nga mosha e saj e vogël dhe pse e dinte që ajo ishte vetëm 13 vjeç, nën premtimin për martesë ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Besnik Banushi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat