Qindra shqiptarë të kërkuar nga drejtësia fshihen në Angli

Kronikë e zezë

Qindra shqiptarë të kërkuar nga drejtësia fshihen në Angli

Më: 28 mars 2015 Në ora: 21:04


National Crime Agency, agjencia britanike që merret me krimin e organizuar dhe gjurmimin, përfshirë arrestimin e personave të kërkuar që fshihen në Angli, publikoi statistikat për numrin e kërkesave dhe arrestimet e shtetasve të huaj 5, vitet e fundit.

Në shtetin ishullor, nga statistikat e publikuara mësohet se atje fshihen 496 shtetas shqiptarë të kërkuar nga drejtësia, transmetojnë mediat në Tiranë.

Zyra e Interpol Tiranës sipas statistikave të publikuara 5 vitet e fundit i ka nisur homologeve britanikë 496 kërkesa.

Ndërkohë nga statistikat që ofrohen në faqen online të National Crime Agency nga 496 policia britanike ka mundur të arrestojë vetëm 9.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat