Dy të dyshuarit për vrasjen e policit Shemsi Gashi dalin para Gjykatës

Kronikë e zezë

Dy të dyshuarit për vrasjen e policit Shemsi Gashi dalin para Gjykatës

Më: 28 mars 2015 Në ora: 15:02

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e caktimit të masës së sigurisë për të arrestuarit e djeshëm nën dyshimin e vrasjes së hetuesit policor Shemsi Gashi.

Arrestimin e këtyre dy personave e konfirmuan dje për KALLXO.com shefi i Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës Baki Kelani dhe prokurorja Fikrije Fejzullahu.

Pardje për vrasjen e hetuesit policor të Njësitit Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, u arrestuan edhe katër veta.

Treve nga ta dje iu caktua paraburgimi prej një muaji, ndërsa njërit prej tyre arresti shtëpiak në kohëzgjatje të njëjtë.

Shemsi Gashi u vra të mërkurën në mëngjes në Lagjen “Mati” të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat