Aksidentohet kreu i OSHEE së Mallakastrës, jashtë rrezikut për jetën

Kronikë e zezë

Aksidentohet kreu i OSHEE së Mallakastrës, jashtë rrezikut për jetën

Më: 27 mars 2015 Në ora: 20:51

Përgjegjësi i OSHEE së Mallakastrës, Kastriot Xhemalaj është plagosur në një aksident të ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Ballshit.

Sipas policisë, automjeti tip ‘Benz’ me të cilin udhëtonte Xhemalaj është përplasur me një automjet tip ‘Ford’ duke dalë nga rruga. Për pasojë ka mbetur i plagosur 50-vjeçari Kastriot Xhemalaj, kreu i OSHEE të Mallakastrës. Ai është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat