Arrestohet i arratisuri

Kronikë e zezë

Arrestohet i arratisuri

Më: 27 mars 2015 Në ora: 15:28

Me datën 27.3.2015 rreth orës 00:37 është arritur që të arrestohet i dyshuari shtetas

shqiptar i Kosovës G. M. (1981) i cili ishte në arrati që nga data 22.3.2015.

Ky i dyshuar ka qenë i involvuar në veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’.

Në momentin e arrestimit të dyshuarit, në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar dy armë, pistoletë cal. 7.65x17 mm. me një karikator dhe shtatë copë fishekë dhe pistoletë ‘Blow Minis’ me një karikator të zbrazët.

Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Rasti vazhdon të hetohet nga sektori i hetuesisë, pranë stacionit policor në Pejë. BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat