Nexhat Belegu vdes në shtëpinë e kapluar nga zjarri

Kronikë e zezë

Nexhat Belegu vdes në shtëpinë e kapluar nga zjarri

Më: 27 mars 2015 Në ora: 13:29

Një qytetar i Pejës ka vdekur sot në mëngjes pasi që ishte në një shtëpi në të cilën kishte rënë një zjarr.

Sipas Policisë sot rreth orës 07:15 në rrugën Luigj Gurakuqi” në Pejë ,në shtëpinë e M.O.(1961) ka shpërthyer zjarri.

Njësitet patrulluese në momentin e arritjes në vendin e ngjarjes kishin takuar zjarrfikësit të cilët e kishin lokalizuar zjarrin,por si pasojë e këtij zjarri shtëpia një katëshe është djegur tërësisht dhe Nexhat Belegu (1958) nga Peja, kishte mbetur i vdekur brenda në shtëpi nga pasojat e këtij zjarri.

Vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur te gjitha njësit relevante të policisë për të ndërmarrë masat e nevojshme hetimore.

Sipas informatave fillestare viktima dhe dëshmitari kanë qenë duke jetuar së bashku . Ne vendin e ngjarjes është takuar dëshmitari i cili kur ka filluar zjarri kishte arrit që të ik jashtë, mirëpo i njëjti ishte në gjendje të dehur dhe nuk dinte asgjë se çka ka ndodhur.

Dëshmitari është dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal për t’i dhënë ndihmën e parë i cili ishte i lënduar sipërfaqësisht.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në autopsi nga ana e ekipit të mjekësisë ligjor.

Hetuesit policor në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit,janë duke hetuar të gjitha rrethanat e mundshme për të zbardhur se si ka ardhur deri të ky rast i cili ka rezultuar me pasoja fatale,humbja e jetës së qytetarit Belegu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat