Grabitje në Fushë-Krujë, vidhen 400 mijë lekë

Kronikë e zezë

Grabitje në Fushë-Krujë, vidhen 400 mijë lekë

Më: 27 mars 2015 Në ora: 13:28

Sërish grabitje brenda 24 orëve. Ditën e sotme, një banesë në fshatin Bubq të Fushë-Krujës ra pre e grabitësve.

Tre persona të maskuar hynë në shtëpinë e Agim Ajazit dhe grabitën një sasi prej 400 mijë lekësh të reja si edhe sende te tjera me vlerë.

Maskat janë vënë re nga banorët e fshatit, pasi në momentin e grabitjes në shtëpi nuk ndodhej asnjë njeri. Banorët rrëfyen për policinë se, kishin parë dy persona të maskuar që ecnin me vrap drejt një makine që i priste në dalje të fshatit.

Policia nisi hetimet që nga vendi i ngjarjes, për të gjetur ndonjë gjurmë të mundshme të grabitësve, dhe për t’i identifikuar ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat