Profesori i Malishevës arrestohet për ngacmim seksual

Kronikë e zezë

Profesori i Malishevës arrestohet për ngacmim seksual

Më: 27 mars 2015 Në ora: 12:45

Në Malishevë është arrestuar një profesor pasi që i njëjti përmes rrjetit social e ka provokuar në biseda seksuale një nxënëse të tij në një shkollë të mesme.

Lidhur me rastin dhe sjelljen e profesorit viktima e ka njoftuar të dyshuarin tjetër dhe të njëjtit i ka dërguar dokumentacionin dhe deklaratën e shkruar me qëllim që i njëjti të ndërmarrë masa por i njëjti nuk ka marrë masa dhe rastin nuk e ka raportuar.

Lidhur me rastin dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit njëri dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt. Ngjarja ka ndodhur më 14 dhjetor të vitit që shkoi./KosovaPress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat