Arrestohet një person në portin e Durrësit, do kalonte heroinë në Itali

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në portin e Durrësit, do kalonte heroinë në Itali

Më: 27 mars 2015 Në ora: 08:32

Policia kufitare e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Petrit Meta, të cili iu gjet nja sasi e konsiderueshme lëndë narkotike.

Meta është kapur pasi në mjetin e tij u gjet rreth 2.5 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroinë.

Në njoftimin e policisë së Durrësit thuhet se ditën e djeshme rreth orës 22:40 gjatë imbarkimit të tragetit “Bari” të linjës Durrës–Bari, u bë kapja në flagrancë e shtetasit Petrit Meta, lindur ne Lushnjë dhe banues ne Lushnjë.

Ky shtetas udhëtonte për në Itali me një automjet “Citroen- C3” veture, me targë AA530KZ dhe gjatë kontrollit të ushtruar në të pikërisht brenda serbatorit u gjendën 5 pako të mbështjella me qese celofoni,në brendësi të tyre dallohet një lëndë e cila për nga ngjyra dhe karakteristikat ngjasonte me atë të bimës narkotike të llojit Heroinë.

Pas kostatimit të lëndës narkotike është bërë menjëherë shoqërimi në policinë e Durrësit të Petrit Metës, ndërkohë që ai është marrë gjatë gjithë natës së djeshme në pyetje.

Sipas burimeve të prokurorisë së Krimeve të Rënda Meta ka pasur rolin e korrierit të grupit kriminal dhe jo të poseduesit të lëndës narkotike. Petrit Meta, më pas është transportuar në drejtim të Tiranës, ku do të dalë për tu njohur me masën e sigurisë të “arrestit në burg” për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike mbetur në tentativë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat