Kërkohet nga Italia për trafik droge, s'pranohet ekstradimi i 'Ben Qimes'

Kronikë e zezë

Kërkohet nga Italia për trafik droge, s'pranohet ekstradimi i 'Ben Qimes'

Më: 26 mars 2015 Në ora: 19:30

Gjykata e Fierir ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorisë për të ekstraduar drejt Italisë Arben Isufaj, të njohur ndryshe si “Ben Qimja”.
Organi i akuzës ka kërkuar ekstradimin Isufajt nga Shqiperia drejt Italisë, si dhe heqjen e mases së sigurimit “arrest ne shtepi”. Nga ana e Gjykatës nuk janë arsyetuar shkaqet e rrëzimit të kërkesës së prokurorisë.
Gjykata e Torinos në Itali në 22.06.2010, ka caktuar masa e sigurise “arrest ne burg” për “Ben Qimen” si dhe është leshuar urdhër arresti ndërkombetar për veprat penale të pjesemarrjes në organizaten kriminale, me qëllim trafikimin e lendëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat