Arrestohen dy persona, kontrabandonin 71 dele për Serbi

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona, kontrabandonin 71 dele për Serbi

Më: 26 mars 2015 Në ora: 14:02

Policia ka ndaluar në fshatin Karaçevë dy të dyshuar, shqiptarë të Kosovës të cilët në kamionin e tyre kishin të ngarkuar 71 dele, të cilat po transportoheshin për në shtetin e Serbisë.

Sipas Policisë në kamion ishin edhe dy të dyshuar, shqiptarë, shtetas të Serbisë, ndaj të cilëve është hapur rasti i veçantë “kalim i paautorizuar i kufirit”.

Me urdhër të prokurorit kamioni dhe delet janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat