Shkrumbohen tre automjete, ishin të parkuara pranë njëra-tjetrës

Kronikë e zezë

Shkrumbohen tre automjete, ishin të parkuara pranë njëra-tjetrës

Më: 26 mars 2015 Në ora: 08:28

Tre automjete janë shkrumbuar nga flakët në parkimin e një pallati në zonen e Skelës në Vlorë.
Automjetet gjendeshin të parkuara përkrah njëra-tjetrës, çka ka bërë që ato të digjen plotësisht.
Bëhet fjalë për një Benz C-Class 220 me targa AA 989 JX, një Opel fuoristradë me targa AA189 ID dhe një Benz A- Class me targa AA 358 EZ në pronësi të shtetasve Besnik Brokaj, Genti Allushi dhe Luan Korja.
Burime nga zjarrëfiksja saktësojne se zjarri ka ardhur si pasojë e një zjarrëvenie të qëllimshme në njërin prej automjeteve, ndërkohë që ende ngelen të paqarta rrethanat e ngjarjes.
Nga ana tjetër, policia nuk përjashton as pistën e defektit xhenerik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat