Prostituonte që 16-vjeç, dyshohet se kishte klientë politikanë e biznesmenë

Kronikë e zezë

Prostituonte që 16-vjeç, dyshohet se kishte klientë politikanë e biznesmenë

Më: 25 mars 2015 Në ora: 14:12

E larguar prej disa ditësh nga vendi i lindjes, ajo është kapur dhe shpëtuar nga policia në Itali, ndërsa prostituonte në rrugët e Romës. Kjo i ka ndodhur një vajze rumune të moshës 16 vjeçare. Policët kanë mund të arrestojnë 5 persona përgjegjës, mes së cilëve ishte edhe nëna e minorenes. Hetimet dhe kërkimi për vajzën ka nisur në korrik të vitit 2014, kur një nga tezet e 16-vjeçares kishin denoncuar largimin e saj nga banesa në Bergamo. Gruaja ka informuar policinë se nipi e kishte telefonuar për ti thënë se kishte parë kushërirën e tij minorene duke prostituuar në rrugët e Romës. E vetëdijshme për prostituimin e së bijës, nëna përfitonte nga ajo dhe hiqte paratë mënjanë, sa herë që vajza e re në moshë kthehej në shtëpi. Janë identifikuar klientët e shumtë të rumunes, të cilët do të përballen me drejtësinë. Dyshohet se mes tyre mund të kenë qenë edhe politikanë e biznesmenë të njohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat