E rreh bashkëshorten dhe i vë zjarrin shtëpisë

Kronikë e zezë

E rreh bashkëshorten dhe i vë zjarrin shtëpisë

Më: 25 mars 2015 Në ora: 11:20

Një 40-vjecar nga Tirana është shpallur në kërkim, pasi ushtroi dhunë fizike mbi bashkëshorten e tij, dhe më pas dogji shtëpinë.

Ngjarja ndodhi ditën e hënë në fshatin Zallmner të Tiranës, ku shtetasi me iniciale A.N., 40 vjeç, u konfliktua me bashkëshorten e tij për disa minuta dhe më pas ushtroi dhunë ndaj saj duke i shkaktuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

Sikur të mos mjaftonte me kaq, 40-vjeçari i vuri flakën banesës në të cilën jetonte me 30-vjeçaren Sh.N., prej disa vitesh. Gruaja u përpoq që të shuante flakët, por 40-vjeçari nuk e la. Ai qëndroi deri sa flakët dogjën pjesën më të madhe të orendive shtëpiake.

Policia u vu në dijeni të ngjarjes, nga telefonata e gruas, e cila lajmëroi policinë, vetëm pasi bashkëshorti i saj u largua. Pas marrjes së kallëzimit, uniformat blu shpallën dhunuesin, person në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat