Goditet shefi i Toksikologjisë, Zihni Sulaj

Kronikë e zezë

Goditet shefi i Toksikologjisë, Zihni Sulaj

Më: 25 mars 2015 Në ora: 09:30

Radha e gjatë e personave në pavionin e Toksikologjisë ka bërë që i afërmi i një prej pacientëve të godasë shefin e këtij pavioni Zihni Sulaj.

Ngjarja ndodhi pas një debati që mjeku i njohur pati me të afërmin e pacientit.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm dhe mjeku Sulaj ka kryer denoncimin në komisariatin nr.4 të Tiranës.

Nuk është hera e parë që mjekët goditen nga të afërmit e pacientëve për çështje të tilla.

Gjatë muajit shkurt u evidentuan disa raste të ushtrimit të dhunës ndaj bluzave të bardha për situata të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat