Nusja i vjedh 4 milionë lekë vjehrrës

Kronikë e zezë

Nusja i vjedh 4 milionë lekë vjehrrës

Më: 6 mars 2015 Në ora: 18:00

Një adoleshente 16-vjeçare i ka vjedhur vjehrrës së saj 432 400 lekë, duke u kacavjerrë nga dritarja për të shkuar të vendi ku paratë ishin fshehur.

Policia njoftoi sot se ka nisur një procedim penal ndaj R. I., banuese në Tiranë, e cila dyshohet se i ka grabitur vjehrrës së saj shumën e parave të fshehura në dhomën e saj.

Nusja e kishte pikasur vendin ku vjehrra mbante paratë dhe për t’i marrë ato, priti momentin që vjehrra të dilte, për t’u kacavjerrë më pas nga dritarja për në ballkonin e dhomës së vjehrrës.

Pasi i mori paratë, vajza i fshehu në dhomën e saj. Kur vjehrra mbërriti në banesë, ajo vuri re mungesën e parave, dhe lajmëroi menjëherë policinë. Pas disa hetimeve dhe kontrolleve në banesë, policia zbuloi paratë e fshehura në dhomën e vajzës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat