Vetëhelmohet e gruaja që ju përmbyt banesa

Kronikë e zezë

Vetëhelmohet e gruaja që ju përmbyt banesa

Më: 6 mars 2015 Në ora: 17:36

Pasi nuk kishte marrë asnjë ndihmë për përmbytjet, Dhurata Miho ka tentuar ti japë fund jetës ditën e sotme.

Gruaja nga Novosela, e cila denoncoi edhe grupin e dehur të vlerësimit të dëmeve ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës.

Denoncimin e ka bërë djali, Lediu Maze.

Sipas tij, e ëma kishte pirë një sasi ilaçesh gjumi.

Ai ka treguar se ka qenë në Komunën Novoselë por nuk është ndihmuar.

“Ka qenë sot në komunë por nuk është ndihmuar. Nëna erdhi e shqetësuar pas takimit në komunë”, ka thënë Ledio.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat