Arrestohet L.A për vrasje të dyfishtë

Kronikë e zezë

Arrestohet L.A për vrasje të dyfishtë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 15:44

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar personin e dyshuar L.A, për vrasjen e dyfishtë në fshatin Marmull – Gjakovë, të rastit Hil Lekë Hili dhe Pal Hili që të dy viktima të këtij fshati.

Sipas policisë si të dyshuar hetuesit kishin identifikuar shtetasin L. A. i lindur 11.09.1968 nga fshati Marmull KK Gjakovë.

I dyshuari i këtij rasti që nga dita e kryerjes së krimit ishte në arrati dhe Sektori Rajonalë i Hetimeve DRP Pejë në vazhdimësi ka qenë në kërkim të dyshuarit, ku dhe kanë bërë kërkesë edhe në zyrën Ndërlidhëse ‘ ILECU ’, me qëllim të shtrirjes së kërkimit edhe në vende të ndryshme Evropiane dhe Ballkanike për kapjen dhe arrestimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat