Një person është lënduar në një incident të armatosur në çajtore në Sfillare të Poshtme

Kronikë e zezë

Një person është lënduar në një incident të armatosur në çajtore në Sfillare të Poshtme

Më: 6 mars 2015 Në ora: 13:46

Një person është lënduar në një incident që ka ndodhur dje rreth orës 15 në çajtore në fshatin Svillare e Poshtme në Sfillare.

Nga policia informojnë se dje në orën 15:00 në CIK është paraqitur një mjek i SPQ “8 Shtatori” dhe ka denoncuar se tek ata është dërguar personi G.K. (30) me lëndime në kokë. Lëndimi i është shkaktuar në një çajtore në fshatin Sfillare e Poshtme, ku është takuar me H.M. 929), i ci li atje ka shkuar me disa persona të tjerë.

Sipas deklaratës së G.K. derisa kanë qenë ulur në tryezë ka filluar një zënkë verbale mes të lënduarit nga ana e H.M. dhe personave të tjerë nga ana tjetër, pas së cilës dikush nga sulmuesit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar disa plumba pas së cilës është larguar nga vendngjarja. Pas masave të ndërmarra H.M. është arrestuar, ndërsa ndërmerren masa për gjetjen edhe të personave të tjerë, ku do të ngrihet kallëzim përkatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat