Policia gjen një person të shtrirë në rrugë

Kronikë e zezë

Policia gjen një person të shtrirë në rrugë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 12:46

Njëzet minuta pas mesnatës në trotuarin e rrugës “Konferenca e Bujanit” të Pejës, një patrullë e njësitit të trafikut ka gjetur të shtrirë një person.
Policia ka thirrur ambulancën, e cila ia ka ofruar të shtririt ndihmën e parë.

P. B. Nga fshati Gllarevë është kontrolluar nga mjeku kujdestar dhe është konstatuar se nuk ka ndonjë lëndim.

Ai vetëm kishte humbur fuqinë nga lodhja dhe të ftohtit, duke u shtrirë në trotuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat