Alarm për bombë te "Bërryli", zbulohet tritol para një biznesi

Kronikë e zezë

Alarm për bombë te "Bërryli", zbulohet tritol para një biznesi

Më: 6 mars 2015 Në ora: 10:58

Alarm për bombë pranë një banese në zonën e quajtur ‘Bërryli’, në kryeqytet. Kalimtarët dhe banorët e zonës mësohet se konstatuan sasinë e lëndës eksplozive, duke bërë më pas njoftimin e uniformave blu.

Kallëpi i tritolit mësohet se është vendosur me fitil dhe është i pashpërthyer.

Pakoja e dyshimtë në të cilën mendohet se është vendosur lënda plasëse, ndodhej në katin e parë të një pallati, para qepenit të një biznesi të vogël, një internet kafeje.

Forcat e policisë dhe ato xheniere kanë rrethuar zonën dhe po verifikojnë përmbajtjen e pakos.

Sipas të dhënave të para policore, ashtu siç u dyshua në fillim, mësohet se bëhet fjalë për eksploziv me fitil, dyshohet i llojit tritol.

Sipas burimeve policore ka nisur çaktivizimi i lëndës plasëse. “Po çaktivizohet”, thane burime policore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat