Plagosi me thikë Florenc Hoxhën disa muaj më parë, në pranga 28-vjeçari

Kronikë e zezë

Plagosi me thikë Florenc Hoxhën disa muaj më parë, në pranga 28-vjeçari

Më: 5 mars 2015 Në ora: 18:52

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim disa muaj më parë pasi akuzohet se plagosi me thikë kreun e INUV të bashkisë Tiranë, Florenc Hoxha.

Indrit Deliu, 28 vjeç u arrestua në banesën e tij, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ku mbeti i plagosur Florenc Hoxha ndodhi në nëntor të vitit të shkuar, në një lokal pranë banesës së tij, ku pas një konflikti mes Hoxhës dhe Deliut ka mbetur i plagosur me thikë kreu i INUV në bashki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat