Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Sarandë

Kronikë e zezë

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Sarandë

Më: 5 mars 2015 Në ora: 18:30

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua sot nga policia e Sarandës.

A. Perbibaj, 32 vjeç, me banim në Borsh, kërkohej nga autoritetet e drejtësisë italiane për veprat penale "Grabitje me armë" dhe "Vjedhje me dhunë".

Autoritetet italiane kishin lëshuar edhe një urdhër arresti ndërkombëtar për shtetasin Perbibaj, i cili ka rënë sot në pranga e policisë shqiptare. Materialet procedurale i janë referuar organit të Prokurorisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat