Vjedhin paratë e pensionistëve, arratisen grabitësit

Kronikë e zezë

Vjedhin paratë e pensionistëve, arratisen grabitësit

Më: 4 mars 2015 Në ora: 18:03

Një punonjës i Postës Shqiptare u grabit ditën e sotme në qytetin e Vlorës, nga disa persona të paidentifikuar.

Këta të fundit arritën t’i grabisnin atij paratë e pensionistëve, të cilat punonjësi i kishte në çantë. Ende nuk dihen rrethanat në të cilat personat arritën të zbulonin paratë për të vjedhur më pas çantën ku ndodheshin ato.

Punonjësi i Postës bëri denoncimin në polici, ndërsa blutë e Vlorës nisën punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat