Sarandë, zbulohet arsenali i municioneve ushtarake

Kronikë e zezë

Sarandë, zbulohet arsenali i municioneve ushtarake

Më: 4 mars 2015 Në ora: 17:27

Në qytetin e Sarandës janë zbuluar municione luftarake në një banesë të braktisur në lagjen nr. 2 të qytetit.

Municionet që përfshinin 4 granata dhe 7 ndezës granate, u gjetën nga forcat policore rreth orës 10.00 të së mërkurës.

Personat përgjegjës ende nuk janë identifikuar, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat