3-vjeçari vret me armë vëllanë 18 muajsh

Kronikë e zezë

3-vjeçari vret me armë vëllanë 18 muajsh

Më: 4 mars 2015 Në ora: 16:02

Një 3-vjeçar ka qëlluar me armë vëllanë e tij 18-muajsh, duke e qëlluar me armë teksa ishte duke luajtur.

Ngjarja ka ndodhur në Coffee County, në Teneses të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas policisë së shtetit, 3-vjeçari e qëlloi vëllanë e tij me një pistoletë automatike të martën pasdite. Vogëlushi u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Policia vijon me hetimet për të zbuluar se si e mori 3-vjeçari armën e babait për të luajtur e më pas shkrepur, duke i marrë jetën vëllait të tij.

Autoritetet amerikane i mbajtën anonim identitetet e vëllezërve. Sa i përket 3-vjeçarit, ai nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat