Pas fjalosjes, rrahen fizikisht

Kronikë e zezë

Pas fjalosjes, rrahen fizikisht

Më: 4 mars 2015 Në ora: 13:45

Policia njofton se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj në lagjen Dardania në Prishtinë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale që kishin pasur janë përleshur fizikisht në mes veti.

“Si pasojë e rrahjes dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton policia./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat