Vrau bashkëfshatarin me çifte, “arrest me burg” për Engjëll Hodaj

Kronikë e zezë

Vrau bashkëfshatarin me çifte, “arrest me burg” për Engjëll Hodaj

Më: 4 mars 2015 Në ora: 11:09

Lihet në “arrest me burg” 32-vjeçari, Engjëll Hodaj, autori i vrasjes së bashkëfshatarit të tij, Eduart Zotaj, 21 vjeç.

Në këtë mënyrë, Gjykata pranoi vendimin e organit të akuzës lidhur me masën e sigurisë. Engjëll Hodaj e ka pranuar krimin vetëm pas orë pasi kreu ngjarjen, duke u vetëdorëzua në polici.

Mbërritja e tij në gjykatë, ditën e sotme, u shoqërua me masa të forta sigurie.

Pas një konflikti për motive në një lokal në fshatin Romas të Mallakastrës, Engjëll Hodaj në gjendje të dehur ka marrë një armë zjarri tip çifte dhe ka qëlluar në drejtim të 21-vjeçarit, Eduart Zotaj.

Ky i fundit ndërroi jetë, ndërsa i plagosur rëndë në këtë ngjarje mbeti edhe shtetasi, Blerim Beqiraj. Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e 27 shkurtit, vetëm 5 ditë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat