Korçë, korrupton policinë me 2 mijë lekë, arrestohet shoferi i dehur

Kronikë e zezë

Korçë, korrupton policinë me 2 mijë lekë, arrestohet shoferi i dehur

Më: 3 mars 2015 Në ora: 19:41

Policia e Korçës ka vënë në pranga Kledian Hamzallarin, pasi tentoi të korruptojë një polic rrugor.
Hamzallari ngiste makinën e tij me xhama të zinj në gjendje të dehur dhe tentoi t’i shmanget kontrollit te punonjësit të policisë rrugore duke i ofruar një ryshfet prej 2 mijë lekësh të reja.
Arrestimi i tij është bërë në Libonik, ku Hamzallari është arrestuar në automjetin e tij TIP ‘Ford’ me targa AA 480 IF.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat