Arrestohen 4 meshkuj nga Shqipëria, tentonin t'i vënin flakën një shtëpi në Llapshunik

Kronikë e zezë

Arrestohen 4 meshkuj nga Shqipëria, tentonin t'i vënin flakën një shtëpi në Llapshunik

Më: 3 mars 2015 Në ora: 10:23

Sic njofton Policia, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shqiptarë, shtetas nga Shqipëria, pasi që për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se kanë tentuar që t’i vënë zjarrin një shtëpie, pronë e viktimës nga fshati Llapushnik në komunën e Drenasit.

“Të arrestuarit dyshohet se ishin të paguar nga një i dyshuar mashkull K-Shqiptar i cili gjendet jashtë Kosovës dhe se ky i fundit kishte një mosmarrëveshje me djalin e viktimës. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, njofton Policia./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat