Ushtronin prostitucion, në pranga tutorja dhe 42-vjeçarja

Kronikë e zezë

Ushtronin prostitucion, në pranga tutorja dhe 42-vjeçarja

Më: 3 mars 2015 Në ora: 09:41

Dy femra u arrestuan ditën e sotme, pasi akuzohen ushtrim prostitucioni. Policia e Elbasanit zbuloi veprimtarinë e tyre, ndërkohë që mësohet se një tjetër ndiqet në gjendje të lirë.

Uniformat blu vunë në pranga shtetasen Engjëllushe Jemini, 53 vjeçe, nga Cërriku, e cila ishte organizatorja dhe pronarja e lokalit ku ushtrohej prostitucioni. Po ashtu u arrestua edhe Luljeta D., 42 vjeç, nga Poliçani, e cila ishte njëra nga femrat që shfrytëzohej për ushtrim prostitucioni. Ndërkohë që po ndiqet në gjendje të lirë V.Z., 35 vjeçe, nga Cërriku.

Gjate operacionit u sekuestruan 15.000 lekë të reja dhe 5 telefona celulare. Veprat penale të cilët kanë konsumuar këto shtetase janë: “Shfrytëzim prostitucioni”, “Mbajtje të lokaleve ku ushtrohet prostitucion”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat