Tiranë, rrëmbehet vajza me nënshtetësi gjermane nga ish i dashuri nga Kosova

Kronikë e zezë

Tiranë, rrëmbehet vajza me nënshtetësi gjermane nga ish i dashuri nga Kosova

Më: 1 mars 2015 Në ora: 20:33

(I plotësuar / Video) - Një vajzë me nënshtetësi gjermane u rrëmbye mbrëmjen e së dielës nga një person, i identifikuar si Hamdi Berisha. Vajza Katerina Erektel, 27 vjeç u gjet rreth 1 orë pas rrëmbimit, ndërsa u vu në pranga edhe autori.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në zonën e Unazës së Re, kur Hamdi Berisha nga Kosova rrëmbeu vajzën në një lokal dhe me forcë e futi në mjetin me tip Hondai me targa TR 1613 U.
Disa minuta më vonë policia gjeti të braktisur makinën në afërsi të Urës së Limuthit. Ndërsa vajza dhe autori u gjetën në Vorë.
Ndërkaq autori dhe vajza u marrën në pyetje nga policia, ku autori Berisha deklaroi se vajzën e njifte prej shumë kohësh.

Gjendet vajza e rrëmbyer, autori është ish-i dashuri i 27 vjeçares

Vajza e cila u rrëmbyre, u gjet një orë pas rrëmbimit, ndërsa autori ka rënë në prangat e policisë.
Vajza 27-vjecare u morr peng mbrëmjen e së dielës rreth orës 20:00 në zonën e Unazës së Re. Denoncimi është bërë nga prindërit e saj.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, tha se vajza është ishte marrë peng me forcë ne automjet nga një person i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Autori i rrëmbimit është ish-i dashuri i 27 vjeçares.
Pas marrjes peng të vajzës, autori ka braktiasur makinën tip Hundai me targa TR 1613 U në urën e Limuthit.
Policia ka nisur hetimet, per të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Rrëmbehet një vajzë 27 vjeçare, policia ka kapur një të dyshuar

Një 27-vjeçare me inicialet E.S., është marrë peng mbrëmjen e sotme te “Unaza e Re” në kryeqytet, nga disa persona ende të paidentifikuar.

Autorët mësohet se kanë hyrë në lokal, kanë marrë vajzën me forcë dhe më pas janë larguar me automjetin e 27-vjeçares. Pas rrëmbimit të saj, ata e kanë braktisur mjetin me targa TR 1613 U, me të cilin kryen pengmarrjen, në Vorë.

Kanë qenë prindërit, ata të cilët kanë bërë denoncimin në polici të marrjes peng dhe me forcë, të vajzës së tyre. Policia po vijon hetimet për gjetjen e autorëve dhe 27-vjeçaren, fati i së cilës ende nuk dihet.

Sipas të burimeve paraprake, policia ka lokalizuar drejtimin nga i cili mund të jenë larguar dy personat që dyshohet se mund të kenë rrëmbyer vajzën. Makina është gjetur në vendin e quajtur Ura e Limuthit. Mjeti me të cilin është bërë rrëmbimi, ka qenë i vajzës, por më pas është braktisur. Sipas informacioneve që kanë dhënë banorët e zonës dy persona janë futur në makinën e vajzës me dhunë dhe më pas janë larguar bashkë me të.

Ora 20:50, Kapet një i dyshuar për pengmarrjen

Policia ka kapur një të dyshuar, i cili besohet se është autori i rrëmbimit të vajzës 27-vjeçare. Më herët policia bëri me dije se janë dy të dyshuar të cilët kanë rrëmbyer vajzën. Pista e parë e hetimit është që 27-vjeçarja të jetë rrëmbyer nga i dashuri i saj, çka është edhe pista kryesore në të cilën policia ka nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat