Vdekja e sarandjotes 16 vjeç: “Dyshime që e vrau njerku se ishte shtatëzanë”

Kronikë e zezë

Vdekja e sarandjotes 16 vjeç: “Dyshime që e vrau njerku se ishte shtatëzanë”

Më: 1 mars 2015 Në ora: 18:38

Babai i Kostandina Anagnostit, vajzës 16 ­vjeçare që humbi jetën në mënyrë misterioze pak muaj më parë në Sarandë, thotë se ka dyshime të forta se ajo ka qenë shtatzënë dhe është vrarë nga njerku i saj, Spiro Papai. Ai thotë për gazetën TemA, se Prokuroria e Sarandës ka manipuluar provat, dhe për këtë arsye ka kërkuar rihetimin e çështjes nga Prokuroria e Përgjithshme. Por, edhe prokurori i caktuar për këtë çështje, Adnand Xholi, sipas tij është duke zvarritur hetimet. “Përse Prokuroria e Rrethit Sarandë godet për tre muaj rresht mjekun ligjor në Tiranë, i cili ka kryer autopsinë e vajzës time? Ai ka parë qartë çdo organ të saj me imtësi dhe shprehet qartë që vdekja nuk është natyrale dhe që nga mitra mungonte fruti. Gjë, që për të qenë i sigurtë, ka bërë nje analizë më imtësore në murin e mitrës, por nuk i është kërkuar nga Prokuroria e Sarandës. Vetë mjeku i ka mbajtur faktet dhe provat per t’u përballur me drejtësinë. Përse përjashtohet ky mjek nga akti i ekspertizës? Sepse e vërteta e tij shkatërron manipulimet e Prokurorisë së Sarandës. Prokuroria e Sarandës nuk i kërkua mjekut përgjigjie, nëse vajza i ishte nënshtruar një aborti. Vajza është dhunuar, dhe për këtë ka prova të qarta”, thotë për gazetën TemA, Jorgo Anagnosti, babai i vajzës së ndjerë. 16­ vjeçarja humbi jetën në mënyrë misterioze më datën 15 nëntor 2014, rrugës nga Saranda në Janinë, në fshatin Metoq, që është vetem 3.5 km larg qytetit. Ajo ishte në makinë me Spyro Papain, bashkëjetues i nënës së vajzës 16­vjeçare. Zyrtarisht u tha se vajza vdiq për arsye natyrale. Por, babai i saj këmbëngul që kjo nuk është e vërtetë, duke hedhur dyshime pikërisht tek njerku i vajzës. Për këtë arsye, ai kërkon nga kryeprokurori Adriatik Llalla që të urdhërojë hetime të hollësishme për këtë ngjarje. Aktualisht ai jeton në Greqi, ndërkohë që vajza e vet jetonte me të ëmën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat