I zbulohen tritol, fishekë dhe drogë, arrestohet 58-vjeçari

Kronikë e zezë

I zbulohen tritol, fishekë dhe drogë, arrestohet 58-vjeçari

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 15:10

Një 58-vjeçar u arrestua në flagrancë nga Policia e Shkodrës për armëmbajtje pa leje.

Shtetasi Luke Isufaj, 58 vjeç, banues në fshatin Laç-Nikq, në komunën Kelmend të Malësisë së Madhe u vu në pranga ditën e sotme.

Sipas Policisë së Shkodrës në banesën e tij u zbuluan fishekë dhe tritol.

Blutë sekuestruan ne cilësinë e provës materiale: 90 kapsolla deternatore, 3 rrota me fitil zjarrpërcjedhës, 3 kallëpe tritol, 120 fishekë pistolete, 13 fishek Mod. 56, dhe një qese plastike me 1.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat