Humbet 31-vjeçari, policia apel për ndihmë

Kronikë e zezë

Humbet 31-vjeçari, policia apel për ndihmë

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 21:34

Policia e Tiranës nëpërmjet një njoftimi të publikuar ditën e sotme, u bën apel qytetarëve për ndihmë për gjetjen e një 31-vjeçari të humbur.

Shtetasi Ervis Saraç rezulton i humbur prej 10 ditësh dhe sipas policisë ai ka qenë në kushtet e një depresioni në momentin e humbjes.

Karakteristikat e 31-vjeçarit

Ai është i gjatë rreth 165 cm, flokët e shkurtër të zinj, sy bojë qielli, mban syze optike të zeza, pantallona xhins blu, xhup të zi me shkëlqim, bluza e brendshme ngjyrë gri dhe këpucë të zeza.

Në njoftimin e policisë thuhet: Kush e ka parë ose ka të dhëna se ku mund të gjendet 31-vjeçari Ervis Saraçi të njoftojë në numrin e policisë 129, ose cel: 0697020677.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat