Dënohen anëtarët e bandës shqiptare që vidhnin lojërat e fatit

Kronikë e zezë

Dënohen anëtarët e bandës shqiptare që vidhnin lojërat e fatit

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 20:28

Një grup shqiptarësh, pjesë të një bande grabitësish, janë dënuar një ditë më parë nga drejtësia italiane pas një procesi të gjatë gjyqësor.

Anëtarët e bandës shqiptare grabisnin kompjuterët e lojërave të fatit nëpër lokale dhe qendra tregtare në Udine. Sipas medieve italiane gjithçka ka ndodhur nga dhjetori 2011 deri në prill 2012.

Gjatë ditës anëtarët e bandës shkonin nëpër lokale dhe qendra tregtare dhe luanin në kompjutera lojërash fati, kurse gjatë natës ktheheshin për t’i grabitur ato.

Pas hetimeve disa mujore policia e Udines zbuloi veprimtarinë kriminale të bandës dhe arrestoi nëntë prej anëtarëve të saj, të gjithë të rinj shqiptarë mes të cilëve edhe një femër.

Katër prej tyre u dënuan ditën e enjte me burg, ndërsa ndaj 5 të tjerëve vijon ende procesi i gjykimit.

Nuri Xhemali, 30 vjeç, u dënua me 1 vit e 4 muaj burg dhe 500 euro gjobë; Mirjana Abdyli, 24 vjeçe, 1 vit e 2 muaj burg dhe 600 euro gjobë; Alice Versolato, 25 vjeçe dhe vetmja italiane, u dënua me 1 vit burg dhe 400 euro gjobë; Gazmend Zeneli, 28 vjeç, 4 muaj burg. Për Versolato-n dhe Abdylin dënimi u pezullua me kusht.

Një tjetër i dyshuar, Agim Tola, është shpallur i pafajshëm. Prej kohësh 48-vjeçare rezulton i zhdukur.

Pesë anëtarët e tjerë që janë në gjykim janë: Dritan Prenga, 35 vjeç, shqiptar, Arben Gjelili, 39 vjeç, shqiptar nga Maqedonia, Vjollca Alushi, 46 vjeçe, Ilirjan Isufi, 29 vjeç, Florim Sejdija, 39 vjeç.

Prengës i ishte dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”, por ai sapo ka mundur është arratisur nga Friuli dhe ende sot rezulton i shpallur në kërkim.

Të gjithë anëtarët akuzohen për vjedhje në rrethana të rënduara. Ata kishin grabitur lokale, pika të lojrave të fatit, pika këmbimi valutor dhe një furgon e një mjet të tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat