Arrestohet qytetari turk, u ofroi ryshfet policëve të Kosovës

Kronikë e zezë

Arrestohet qytetari turk, u ofroi ryshfet policëve të Kosovës

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 19:02

Në fshatin Zahaq, Komuna Pejë , Njësiti i Trafikut Rajonal- DRP Pejë ka ndaluar të dyshuarin I .C., i lindur vitin 1970 e shtetas i Turqisë, i cili ishte duke drejtuar automjetin me targa të regjistrimit jashtëm.

I njëjti nuk e ka pasur të vendosur rripin e sigurisë. Lidhur me ketë, në momentin e fillimit te plotësimit te kundërvajtjes, i dyshuari ofron një bankënotë prej 10 (dhjetë euro) që mos t’ia shkruajnë kundërvajtjen oficerët policorë, të cilët e kishin ndaluar për t’ia shqiptuar tiketën.

Lidhur me këtë, i njëjti është njoftuar nga policët për veprën e kryer, me ç’rast është arrestuar.

Intervistimi i tij është në NJHKEK – DRP Pejë, në prezencë të përkthyesit të autorizuar dhe avokatit mbrojtës. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i njëjti është liruar, në mënyrë që më 27 shkurt 2015, në ora 11:00, të paraqitet pranë Gjykatës Themelore në Pejë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat