Tjetër rast dhune i policisë. Shefi i krimeve ne Pogradec, qëllon një minoren (Video)

Kronikë e zezë

Tjetër rast dhune i policisë. Shefi i krimeve ne Pogradec, qëllon një minoren (Video)

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 18:30

Një tjetër rast flagrant i përdorimit të dhunës nga uniformat e policisë qarkullon në rrjetet sociale dhe në media.

Shefi i Krimeve të Policisë së Pogradecit, Besnik Qevani, është filmuar me celular ndërsa godet një fëmijë gjatë kontrollit të një banese, por u ndal pas ndërhyrjes së familjarëve që filmonin me celular.

Mësohet se Qevani kërkoi të ushtronte kontroll në banesën e një shtetasi me precedentë penalë pasi kishte mundur që të merrte një urdhër të prokurorisë.

Edhe pse familjarët u përpoqën ta sqaronin se kjo banesë i përket ish-bashkëshortes së të kërkuarit, Qevani tentoi të hynte me dhunë duke goditur të miturin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat