Grabitet kazinoja në Lezhë

Kronikë e zezë

Grabitet kazinoja në Lezhë

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 09:42

Një grabitje ndodhi mesnatën e së enjtes në një kazino në qytetin e Lezhës.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Besëlidhja”, ku një person i armatosur dhe i maskuar, i identifikuar nga policia si shtetasi Jak Ndoj 23 vjeç, banues në fshatin Zojs të këtij rrethi, hyri për të grabitur në një kazino.

23-vjeçari, nën kërcënimin e armës, mundi t’i marrë punonjësit të turnit, lekët e xhiros ditore dhe më pas u largua në drejtim të paditur.

Policia është vënë në ndjekje të tij, ndërsa janë shoqëruar në polici disa persona që mund të kenë dijeni për vendndodhjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat