Fshihte 4 kg kokainë në garazh, kapet trafikanti shqiptar

Kronikë e zezë

Fshihte 4 kg kokainë në garazh, kapet trafikanti shqiptar

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 17:36

Një 28-vjeçar shqiptar përfundoi në pranga si trafikant droge. Policia e Riministi arrestoi shtetasin shqiptar, pasi iu sekuestruan 4 kilogram kokainë në garazhin e punës dhe 7 pako të mbështjella me 90 mijë euro.

Paratë dyshohet se janë përfituar nga biznesi i trafikut të drogës, me të cilën është marrë shqiptari. 28-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet publik nga mediat italiane, mësohet se ishte me dokumente të rregullta në Itali, e punonte për një firmë ndërtimi.

Sipas policisë, mendohet se ai bënte rolin e korrierit të drogës. Ai ndodhej prej kohësh nën vëzhgimin e policisë, të cilët kryen aksionin për arrestimin e tij në momentin që 28-vjeçari hyri në garazhin e kompaninë e ndërtimit ku ai punonte në Rimini.

Brenda në makinë në pjesën e vendit të pasagjerit iu zbulua edhe një qese me 900 gramë kokainë. Por pas kontrollit në garazh u gjendën edhe tre pako të tjera, me nga një kilogramë kokainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat