“Grua” për babanë qysh në moshën 6 vjeçare, përdhunohet dhe detyrohet të abortojë

Kronikë e zezë

“Grua” për babanë qysh në moshën 6 vjeçare, përdhunohet dhe detyrohet të abortojë

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 13:49

Judy van Niekerk, është një grua 46 vjeçare angleze nga Londra e cila nuk ka pasur aspak një fëmijëri të lumtur. Kur ishte vetëm 6 vjeçe, nëna e saj u largua nga shtëpia dhe babai e “zgjodhi” si grua, duke abuzuar seksualisht me të. Kalvari i Judy nisi në moshë fare të re, kur pas largimit të nënës, babai e ndaloi që të shkonte në shkollë dhe e detyroi që të merrej me shtëpinë, të kujdesej për pesë vëllezërit dhe të kishte raporte seksuale me të. “Kur doja të shkoja në shtrat, im atë kishte të tjera qëllime. Donte që të flija me të dhe më përdhunonte. Mbeta shtatzënë disa herë dhe jam detyruar prej tij që të abortojë”, tregon 46 vjeçarja për “Mirror”. Në një rast, babai i saj e qëlloi me grushta dhe shqelma në bark duke e detyruar që të abortojë. Në moshën 20 vjeçare ajo arriti të largohej nga shtëpia dhe shkoi në Afrikën e Jugut, ku u njoh me bashkëshortin e saj aktual Piccolo. “Ishte ai që më bindi ta denoncoja”, thotë gruaja. Babai i saj u dënua me 15 vite burg, ku dhe gjeti vdekjen prej kancerit në mushkëri. Në periudhën e sëmundjes Judy u afrua më shumë me të, ndërsa thotë se, “Jam e lumtur që i dhashë përshëndetjen e fundit. I thashë se e kisha xhan dhe se e kisha falur. Mbetej sërish babai im”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat