Vodhi në bashkëpunim me 4 nxënës banka dhe karrige të shkollës, arrestohet 48-vjecari ne Laç!

Kronikë e zezë

Vodhi në bashkëpunim me 4 nxënës banka dhe karrige të shkollës, arrestohet 48-vjecari ne Laç!

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 10:35

Një 48-vjeçar në Lezhë, ka përfunduar në pranga, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke vjedhur banka dhe karrige në një shkollë 9-vjeçare. Sipas burimeve të policisë, 48-vjeçari, Ndoc Ndoci, banues në Laç, në bashkëpunim me katër nxënës ka vjedhur pesë tavolina dhe 5 karrige në shkollën 9-vjeçare "Gjin Pjetri", në lagjen "Nr.2" të këtij qyteti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale të “Vjedhjes” dhe “Shtyrja e te miturve ne krim”, nenet 134 dhe 129 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat