Korçë, djali godet babanë me sëpatë në kokë

Kronikë e zezë

Korçë, djali godet babanë me sëpatë në kokë

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 10:17

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje nga fshati Shqitas i Korçës. Pasditen e djeshme një djalë i moshës 35 vjeçare ka goditur me sëpatë në kokë të atin, në rrethana ende të paqarta. Menjëherë pas ngjarjes u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i Robert.D., 35 vjeç, banues në fshatin Shqitas. Mësohet se i ndaluari ka goditur me sëpatë në kokë babanë e tij B. D., 63 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para të uniformave bëhet e ditur se babë e bir ishin konfliktuar ashpër mes tyre, duke bërë që 35 vjeçari të rrëmbejë sëpatën që ndodhej në banesë dhe të qëllojë mbi të atin. Ndërkohë nga ana e uniformave blu vijojnë ende hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat