Tentoi të mbysë me rrip policin dënohet me 1 muaj burg autorja

Kronikë e zezë

Tentoi të mbysë me rrip policin dënohet me 1 muaj burg autorja

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 10:06

Manushaqe Rexhepi,një pronare lokali është dënuar me 1 muaj burg nga gjykata e Tiranës, pasi ka tentuar të mbysë me rip një efektiv policie. Këtë veprim prokuroria e ka argumentuar me faktin se Rrexhepi e ka godit për shkak ntë detyrës efektivin e policisë dhe nuk ka dashur ta mbysë me rrip. Ngjarja ka ndodhur në 24 tetor 2013 rreth orës 23:30 nga ana e shërbimeve të policisë së Komisariatit të policisë Nr.5 Tiranë dhe forcës së posaçme të DP Qarku Tiranë eshte ushtruar kontroll në ambjentet e lokalit “Star” të ndodhur në zonën Kodër Kamëz, pranë Karburant “Daku” për shkak se kishte muzikë me zë të lartë dhe prishte qetësinë. Ky lokal ishte marrë me qëra nga e pandehura Manushaqe Rexhepi dhe kontrolli është ushtruar nga ana e policisë në zbatim të një plani masash si dhe ankesave që ishin bërë nëpërmjet telefonit nga ana e qytetarëve.

E pandehura nuk i është bindur urdhërit të ligjshëm të dhënë nga ana e policisë për mbylljen e lokalit për shkak të kalimit të orarit dhe për këtë arësye ajo dhe persona të tjerë që ndodheshin në lokal janë shoqëruar nga ana e policisë për në Komsiariat duke përdorur automjetin model mikrobuz të policise me targa “Policia 0310”. Ndërkohë që ndodhej e ulur në një nga ndenjëset e automjetit të policisë dhe ky i fundit ishte nisur për në Komisariat e pandehura në gjëndje nervozizmi i ka hedhur në fyt efektivit Ylli Shallari, një rrip prej rrobe të zeze, me toka metalike në ngjyrë gri, me katër vrima të veshura dhe ja ka shtrënguar në fyt. Për shkak të reagimit të tij kanë ndërhyrë dhe punonjësit e policisë që ndodheshin në automjet duke neutralizuar veprimet e të pandehurës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat