Gjuan me pushkë gjueti në ajër, pasi kërcënohet nga një i panjohur

Kronikë e zezë

Gjuan me pushkë gjueti në ajër, pasi kërcënohet nga një i panjohur

Më: 29 janar 2015 Në ora: 09:39

Një person në fshatin Qallapek të komunës së Lipjanit ka gjuajtur me një pushkë gjuetie në ajër. Ai ka raportuar në polici se ka gjuajtur nga frika pasi një person i panjohur ka hyrë në dyertë e oborrit të saj.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur një pushkë gjuetie –Semiautomatik, kalibër 12mm, e cila me urdhër të prokurorit është konfiskuar. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar dhe, rasti shkon në procedurë të rregullt./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat