Arrestohet një grek e një shqiptar trafikonin sirianë drejt Shqipërisë

Kronikë e zezë

Arrestohet një grek e një shqiptar trafikonin sirianë drejt Shqipërisë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 19:21

Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar nga policia helene në Janinë pasi trafikonin klandestinë sirianë. Në automjetin e drejtuar nga shqiptari, shtetasi grek i ndihmonte, ndodheshin 5 sirianë, mes tyre tre të mitur dhe do kalonin nga Greqia në tokën shqiptare.
Ata kanë hasur në një postobllok të policisë greke, ndërsa nuk kanë ndaluar. Nga ndjekia makina e drejtuar nga shqiptari ka përfunduar në një kanal, ku si pasojë të gjithë personat që ndodheshin brenda janë plagosur. Policia greke ka nisur hetimet, ndërsa ende nuk dihet indetiteti i shqiptarit të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat